Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEPeleshi: Në janar përurojmë bazën ajrore të Kuçovës

Peleshi: Në janar përurojmë bazën ajrore të Kuçovës

Peleshi tregoi edhe dy risitë e vitit të ardhshëm. “Në vitin e ardhshëm do të fillojë rritja e kapaciteteve e mbrojtjes kundërajrore dhe sistemi antidron, për mbrojtjen e popullsisë, infrastrukturës kritike, kombëtare, ushtarake, por jo vetëm, sepse natyrisht edhe cenimi i infrastrukturës kritike joushtarake kombëtare civile është cenim i sigurisë kombëtare. Ndaj ky sistem antidron është duke u projektuar edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë”, tha Peleshi. Peleshi shtoi se, “në bashkëpunim me partnerët strategjikë amerikanë kemi filluar ngritjen dhe plotësimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore, me burime nga ky buxhet, të mjaftueshme për atë që kemi projektuar, por edhe me kontribute dhe donacione nga partneri strategjik, SHBA”. Peleshi gjithashtu theksoi se, “ky është viti ku disa dokumente shumë të rëndësishëm të sigurisë do të marrin jetë. E para, strategjia e re e Sigurisë Kombëtare, e cila është në segmentin e fundit të hartimit, miratimit nga Këshilli i Ministrave më pas menjëherë në parlament. Kjo strategji do t’i hapë rrugë derivateve të veta, një prej tyre është Strategjia Ushtarake, por edhe Plani Afatagjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura, dokumente që miratohen edhe nga Kuvendi”. Peleshi theksoi se, projekt i projekteve, është baza ajore e Kuçovës. “Tani jemi në mbi 95% të punës së kryer. Shumë shpejt, në fillim të janarit, në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, tha ministri. Ai tha se, “një projekt tjetër madhor, për të cilin po mundohemi të përsërisim modelin e bazës ajrore të Kuçovës është edhe porti ushtarak i Porto Romanos, si pjesë e projektit të madh të portit të Porto Romanos. Jemi në fazën që ka përfunduar dizajni. Po presim që edhe ky port të financohet me modelin e bazës ajrore të Kuçovës, kryesisht në përqindje dërrmuese nga NATO”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ