Monday, October 21, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShkodër, monitorohen objektet e trashëgimisë kulturore të rrezikuara nga shirat

Shkodër, monitorohen objektet e trashëgimisë kulturore të rrezikuara nga shirat

Reshjet intensive të shiut dhe moti i paqëndrueshëm vijon të jetë i pranishëm në Qarkun Shkodër. Në këtë situatë DRTK Shkodër ka ngritur grupin e punës për monitorimin e të gjithë objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat ndodhën pranë lumenjve dhe baseneve ujore. Monumentet të cilat ishin pjesë e inspektimit gjatë ditës së sotme ishin Ura e Mesit, Xhamia e Plumbit, Kisha e Shirqit dhe Ura e Bunës. Bashkë me grupin e punës DRTK Shkodër do të vijojë punën në monitorimin e monumenteve të kulturës dhe siteve të trashëgimisë kulturore për parandalimin e situatave kritike nga reshjet e shiut që pritet të prekin Qarkun e Shkodrës edhe në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments