Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREZbulohet tuma e tretë në Himarë

Zbulohet tuma e tretë në Himarë

Pranë varrezës tumulare në Himarë përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. “Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, për këtë arsye specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore tashmë po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve të tumës, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet e përroit përgjatë muajve të dimrit”, theksoi Margariti. Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit jonian. Në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik nga gërryerja e përroit, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë dhe disa varre ciste. Në 2020 u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmoi ekzistencën e një varreze tumulare me vlera të jashtëzakonshme historike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments