Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Rregullatorit të Kosovës, Ymer Fejzullahu dhe delegacionin që e shoqëronte. Temat e diskutimit u fokusuan ndër të tjera në harmonizimin e bashkëveprimeve ndërmjet dy rregullatorëve për metodologjinë e tarifës së NEMO-s, si dhe me çështje të tjera të cilat lidhen me bashkëpunimin e dy rregullatorëve. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e të dy rregullatorëve patën gjithashtu diskutime mbi bashkërendimin e punëve lidhur me operimin e tregut të përbashkët të Ditës në Avancë. Ky takim i Bordeve të të dy rregullatorëve, çon përpara procesin e bashkimit të tregjeve Shqipëri-Kosovë, duke vendosur fokusin në rëndësinë që ky bashkëpunim ka jo vetëm për tregjet përkatëse të energjisë elektrike, por edhe për zhvillimet e mëtejshme të tregjeve në rajon e më gjërë.
Shqipëria dhe Kosova angazhim për bashkimin e tregjeve energjetike
RELATED ARTICLES