Donald Trump po bëhet gjithnjë e më i pasur. Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, pasuria e tij është rritur me 500 milionë dollarë në 3.1 miliardë dollarë nga 2.1 miliardë dollarë në vitin 2021. Agjencia Bloomberg bën llogaritjet, sipas të cilave perandoria e Trumpit është treguar elastike. Lëvizja e tij në Florida përkoi me bumin ekonomik dhe të pasurive të paluajtshme të shtetit që rriti vlerën e pronave të tij, Mar-a-Lago dhe Doral në Miami. Të ardhurat në vendpushimet e tij të golfit janë rritur 50% që nga viti 2019 dhe, pas shitjes së hotelit në Uashington dhe shlyerjes së borxheve, Trump tani ka më shumë para se në çdo kohë në dekadën e kaluar.