Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu një pauzë tre-ditore në luftime për të lejuar përparimin në lirimin e disa prej pengjeve në duart e Hamasit. Këtë e bën të ditur Axios, duke cituar disa burime, sipas të cilave kërkesa është bërë në telefonatën e djeshme. Sipas propozimit që po diskutohet aktualisht midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamasi do të lironte 10-15 pengje dhe do t’i përdorte tre ditët për të verifikuar identitetin e të gjithë pengjeve dhe për të dorëzuar një listë me emrat e tyre.