Tragjedia në Lindjen e Mesme zhvillohet për shkak të një dështimi kolektiv politik dhe moral dhe janë izraelitët dhe palestinezët ata që paguajnë çmimin, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell. ”Ky dështim është për shkak të mungesës së vullnetit për të zgjidhur problemet e rajonit, po, ne kishim zgjidhjen me dy shtete, por pa një udhërrëfyes të besueshëm për ta arritur atë”, shtoi ai. “Në Palestinë ka dy popuj që kanë të njëjtën të drejtë të jetojnë në atë tokë dhe duhet ta ndajnë atë dhe problemi është se ne nuk kemi marrëveshje për këtë konflikt”, tha Borrell.