Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se një paketë prej 40 milionë eurosh do të investohet në sistemin energjetik për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike, e ku prioritet janë zonat turistike. Gjatë një takimi me punonjës të OSHEE-së, ku prezantoi reformën e pagave në këtë sektor, Balluku u shpreh se është kryer një studim i mirëfilltë i territorit si dhe janë përcaktuar zonat ku do të investohet. “Kemi studim të mirëfilltë të territorit. Kemi identifikuar zonat turistike që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Kemi nisur zbatimin e një pakete investimesh prej rreth 40 milionë eurosh. Janë lidhur kontrata për 15 milionë euro. Kjo tregon që po futemi një një fazë të re që ka të bëjë me investime të qenësishme në fushën e shpërndarjes së energjisë elektrike”, u shpreh Balluku. Një ndikim në rritjen e nivelit të arkëtimeve, sipas Ballukut, kanë edhe 500 matësish elektronike të vendosur që tashmë nuk lejojnë faturimet aforfe.
40 milionë euro investime në sistemin energjetik
RELATED ARTICLES