Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAKU bllokon produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit

AKU bllokon produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar një denoncimi, kreu një inspektim në një subjekt me aktivitet tregtimin e produkteve ushqimore. Nga kontrolli në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte. Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP. Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 500 mijë lekëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje OBU-ve të jenë të kujdesshëm në verifikimin e datave të skadencave të produkteve ushqimore, si një masë shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore të konsumatorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments