BIOFACH 2020, promovim bimëve mjekësore dhe ushqimit organik

0
5

7 kompani shqiptare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në panairin ndërkombëtar “BIOFACH 2024”, më të madhin që organizohet për bimët mjekësore dhe ushqimin organik dhe që zhvillohet në Nuremberg, Gjermani, nga datat 13-16 shkurt 2024. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) bëri të ditur pjesëmarrja në këtë panair luan një rol të rëndësishëm në promovimin e Shqipërisë si destinacion me potencial shumë të madh zhvillimi për bimët mjekësore dhe prodhimet organike. Në kuadër të një përfaqësimit sa më të mirë të këtij sektori në këtë event të rëndësishëm, MBZHR dhe AIDA kanë nisur përgatitjet për t’iu siguruar kompanive pjesëmarrëse pjesëmarrje dhe mundësi takimi me kompanitë e interesuara për partneritet. Në këtë takim e organizuar sot nga autoritet në Tiranë, ishin prezentë përfaqësues nga 7 kompanitë që do të jenë pjesë e stendës shqiptare. Gjatë takimit u bë një prezantim i përgjithshëm i panairit, si dhe u diskutua në lidhje me objektivat dhe pritshmëritë e kompanive pjesëmarrëse. BIOFACH është një ngjarje e rëndësishme biznesi në sektorin e bimëve mjekësore dhe ushqimit organik, ku këtë vit marrin pjesë rreth 4000 mijë ekspozues nga e gjithë bota. Ky event zhvillohet për të 30-ën herë radhazi dhe shihet si një histori suksesi e jashtëzakonshme. BIOFACH pritet të krijojë mundësi për bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja, promovimin e Shqipërisë si destinacion me potencial shumë të madh zhvillimi për bimët mjekësore dhe prodhimet organike, por edhe si një mundësi për lidhjen e kontratave të reja mes kompanive pjesëmarrëse. AIDA, në bashkëpunim me MBZHR në kuadër të pjesëmarrjes në këtë panair, përgatitën broshurën “Enjoy Bio Albania”, e cila përmban informacion mbi zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, si edhe informacion të përgjithshëm për 7 kompanitë pjesëmarrëse në panair. Bimët mjekësore “Made in Albania” zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, e më së shumti në tregun amerikan dhe atë gjerman. Eksportet e bimëve mjekësore zënë gati 30 % të eksporteve bujqësore, ndërsa në vlerë llogariten 45 milionë dollarë në fund të 2022.