Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me një program të posaçëm pune po monitoron në mënyrë të dedikuar subjektet tregtuese të produkteve të mbrojtjes së bimëve (pesticide, fungicide, etj.) dhe veprimtarinë në sektorin e duhan-cigareve. AKU njofton se, gjatë javës 27 tetor – 2 nëntor të këtij viti, ka kryer 64 inspektime në subjektet e inputeve bujqësore dhe atyre që operojnë në sektorin e duhan-cigareve. Sipas AKU-së, gjatë kësaj jave janë kryer 20 analiza laboratorike dhe janë marrë 18 mostra që janë në proces verifikimi. Ndërkohë inspektorët e AKU-së, kanë vendosur një masë administrative gjobë me vlerë 200 mijë lekë, për arsye se analizat e mostrave të marra kanë rezultuar nën normën e lejuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit monitoron tregun e përdorimit të inputeve bujqësore, sipas praktikave më të mira europiane, në drejtim të kontrollit që garantojnë standarde të larta të sigurisë ushqimore në vend, për prodhimet që tregtohen në tregun vendas dhe për ato që shkojnë në eksporte. Mbrojtja e shëndetit të konsumatorit është prioritet në punën e këtij institucioni i cili po zgjeron zbatimin e kontrollit ushqimor sipas praktikave europiane.
AKU: 64 inspektime në subjektet e inputeve bujqësore
RELATED ARTICLES