Rreth 35 000 punonjës të kazinove në Las Vegas janë gati të ”përthyejnë krahët” në mungesë të një marrëveshjeje që parashikon rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Rreziku i paralizës prek 18 kazino. Afati i fundit për të shmangur grevën është data 10 nëntor, datë në të cilën palët duhet të kenë arritur një marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare. “Një muaj më parë shumica dërrmuese votoi për autorizimin e një greve dhe ne vazhduam të negocionim me mirëbesim. Fatkeqësisht, nuk është bërë përparim i mjaftueshëm. Për çfarë bëhet fjalë tabela, ka rëndësi historike, por nuk mjafton dhe punonjësit meritojnë kontrata të paprecedentë edhe në sajë të fitimeve rekord të kompanive të mëdha”, theksoi Ted Pappageorge, përfaqësues i Sindikatës.