Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore dhe verilindore do të ketë vranësira disi më të dendura. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, përmirësim të theksuar si edhe stabilitet të kushteve atmosferike në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të lehtë ne mnegjes POR RRITEN në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor.
Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë gjithë ditës së martë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jënë preznetë përgjatë gjithë-24 orëshit. PO ashtu; vijon problematike situata në Britaninë e madhe si edhe zonat Qëndrore të kontinentit me shira të konsiderueshëm si edhe mini-stuhi ere NDERSA alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të mbizotërojnë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të zi.