Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Kompleksi i Dijes”, pranë Universitetit Fan.S.Noli

“Kompleksi i Dijes”, pranë Universitetit Fan.S.Noli

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurën për restaurimin e ndërtesës historike të ish-senatoriumit (dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli) dhe ndërtimin e një kompleksi të ri të dijes. Kjo njësi e re do të jetë një hapësirë e shtuar për universitetin, për të zhvilluar programet e reja inovative. Universiteti ‘Fan S. Noli’, në bashkëpunim me FSHZH dhe bashkinë Korçë, tani duhet të punojë paralelisht për të bërë gati programet e reja në partneritet me universitetet e mirënjohura, që do të mbushin me studentë të shkëlqyer hapësirat moderne të këtij kompleksi të dijes. Me këtë kompleks, Universiteti ‘Fan S. Noli’ siguron një infrastrukturë moderne dhe të mjaftueshme për të akomoduar jo vetëm studentët korçarë, por edhe të tjerë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments