Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPeleshi: Nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura

Peleshi: Nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se, ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë pa u ndalur angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura. Peleshi theksoi se, në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit, u shpreh ministri. Gjithashtu, Peleshi nënvizoi se, me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh. Ai shprehu angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Po ashtu, Peleshi theksoi se, grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments