Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEBuxheti 2024 për Ministrinë e Mbrojtjes, investime për sigurinë dhe fuqinë ushtarake

Buxheti 2024 për Ministrinë e Mbrojtjes, investime për sigurinë dhe fuqinë ushtarake

Ndarja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024 është e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë gjithsej 48,338,376 lekë. Ai është ndarë në disa kategori kryesore të shpenzimeve. Ministria e Mbrojtjes do të ketë një shpenzim prej 23,439,326 lekëve për shpenzime korrente. Kjo përfshin përbërjen e kostove të përditshme të operacioneve dhe administratës së përgjithshme. Sa i përket financimeve të brendshme dhe të huaja ato do të jenë përkatësisht 12,687,000 lekë dhe 12,212,050 lekë do të përdoret për të mbuluar kërkesat për financim nga burimet ndërkombëtare. Sa i përket shpenzimeve kapitale ato janë thelbësore për fuqinë ushtarake dhe infrastrukturën e Mbrojtjes. Ministria do të ketë një shpenzim prej 24,899,050 lekësh për shpenzime kapitale. Ndër këto shpenzime kapitale, shumën më të madhe e merr sektori i Forcave të Luftimit me një shumë prej 24,939,590 lekësh. Kjo përfshin investimet në pajisjet dhe burimet e nevojshme për ushtrinë. Përveç kësaj, janë të rëndësishme edhe disa kategori të tjera të shpenzimeve: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi: 1,563,300 lekë do të përdoren për planifikim, menaxhim, dhe administratë të Ministrisë së Mbrojtjes. Arsimi Ushtarak: 1,327,000 lekë do të investohen në arsimin dhe trajnimin e ushtarëve. Mbështetja e Luftimit: 8,020,436 lekë do të përdoren për mbështetjen e operacioneve të Forcave të Luftimit. Mbështetje për Shëndetësinë: 1,906,000 lekë do të përdoren për të siguruar kujdes shëndetësor për ushtarët. Mbështetje Sociale për Ushtarët: 5,200,000 lekë do të përdoren për të siguruar mbështetje sociale për ushtarët. Emergjencat Civile: 5,382,050 lekë do të përdoren për ndihmën dhe përgatitjen për situata emergjente civile. Për Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti për vitin 2024 është thelbësor për të siguruar funksionimin dhe fuqinë e saj në mbrojtjen e vendit dhe përfshin një gamë të gjerë të shpenzimeve të nevojshme për të përmbushur detyrat e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments