Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me rrebeshe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU pritet përmirësim i dukshmë i kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C. Përsa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor.
Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar POR orët e pasdites do të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave në pjesën më të madhe të MV duke lënë me vranësira të dendura vetëm zonat Veriore dhe Veriperëndimore POR mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dëbore konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të PARAQITEN Ishujt Britanik, Euorpa Qëndrore dhe pjesa më e madhe Rajonit të Ballkanit, KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu. POR me rrebeshe shiu dhe mini stuhi ere do të paraqiten zonat Veriperëndimore të Ballkanit dhe Britania e Madhe. Ndërsa pa reshje parashikohet të jetë Europa Jugperëndimore.