Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të shpeshta POR pas-mesdite pritet shtim i vranësirave KU më të dukshme do të paraqiten në zonat perëndimroe duke gjeneruar rrbehse shiu. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës duke sjellë reshje të dendura. Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 23°C. Era do te fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesine 45 km/h nga drejtimi Verior.
Republika e MV MBETET në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 24°C. Era do te fryjë e lehtë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Pothuasje i gjithë kontinentit Europian do të mbozotërohet nga masa ajrore të paqndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jene preznte. Më problermatike situata do të paraqitet në; Europën Qëndrore dhe rajonin e Balltikut KU rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës do të jenë dominante përgjate gjithe 24-orëshit. Gjithashtu; reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë në vëndet e Europës Lindore Përjashtim bëjnë: vetëm gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik të cilët do të PARAQITEN nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.