“Nëntori vjen me tipare tipike të vjeshtës”, sinoptikanja Porja: Si pritet të jetë moti këtë javë

0
47

Nëntori do të vijë me tipare tipike të vjeshtës, me temperatura më të freskëta dhe me reshje shiu. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që duke filluar nga dita e nesërme dhe deri të dielën e kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme që do të sjellin vranësira, lagështirë të lartë dhe reshje shiu. Lajda Porja: Vetëm dita e sotme do të jetë kështu, vetëm sot do të jenë vranësira të lehta, një ditë e ngrohtë, temperatura 25 apo 26 gradë. Duke filluar që nga nesër, rreth orës së mesditës, 12 apo 1, fillojnë reshjet e para në veri, veri-perëndim. Ndërkohë pritet që reshjet të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, që nga e marta dhe deri të dielën, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme duke sjellë vranësira, lagështirë të lartë, reshje shiu. Megjithatë, reshje të denduara shiu do të ketë dita e premte, e shtunë dhe e dielë, ku do të ketë herë pas here shira me intensitet të lartë. Do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore. Jugu, do të marrë reshje më të pakëta, megjithatë, pjesa e dytë e javës do të jetë shumë më keq se e para. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të kenë prezencë të reshjeve, por nuk do të jenë problematike. Parashikohet që nga dita e nesërme, do të ketë rënie të temperaturave, por jo shumë e ndjeshme. E mërkura sjell rënie të temperaturave, duke bërë që nga e mërkura e deri ditën e dielë të ketë rënie të tyre, rreth vlerës jo më shumë se 20 gradë. Nëntori do të futet me tipare tipike të vjeshtës, me reshje, do të jetë freskët dhe mbeten prezente reshjet pothuajse gjatë gjithë javës. Parashikohet që problematike të jenë stuhitë e erës, duke filluar që nga dita e enjte, përfshirë edhe fundjavën, mbetet që një erë që do të jetë e fortë duke sjellë dallgëzim dhe probleme në trafikun detar.