Republika e Kosovës parashikohet të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, KU kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell vranësira disi më të dendura në të gjithë territorin e republikës së Kosovës POR më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të republikës së Kosovës. Situata termike: Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C. NDERSA Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor.
Dita e Diel, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të MBETEN prezente gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta; në pjesën më të madhe të MV POR zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në orët e mëngjesit POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Përsa i përket parametrit të Erës do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor
Europa Jugperëndimore, ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore; janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Ndërsa; Europa Veriore si edhe vendet e Europës Lindore do te dominohen nga reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta. NDERSA mot i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë përkatësisht në: pellgun e Mesdheut si edhe Europën Juglindore