Policia Rrugore e Tiranës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të mos parkojnë në vende të palejuara, pasi efektivët e rrugores do t’i gjobisin dhe do t’I largojnë ato me karroatrecë. Duke postuar një video në rrjetet sociale, ku jepen shembuj të automjeteve të parkuara në zona të palejuara dhe të larguara me karroatrecë, Policia Rrugore e Tiranës bën thirrje për ndërgjegjësim. “Është e rëndësishme të parkojmë me përgjegjshmëri dhe të tregojmë kujdes në vendet ku ndalojmë! Kjo video tregon disa shembuj të automjeteve që janë parkuar gabim në stacione autobusësh, vija të bardha, dhe vende të tjera ku pengohet rrjedha normale e trafikut. Le të jemi më të vetëdijshëm dhe të respektojmë rregullat e trafikut për një qytet më të sigurtë dhe më të organizuar!”, është thirrja e Policisë Rrugore Tiranë.
Parkimet e gabuara, Policia apel për ndërgjegjësim
RELATED ARTICLES