Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELavrov: Ekziston rreziku i një lufte të madhe në Lindjen e Mesme

Lavrov: Ekziston rreziku i një lufte të madhe në Lindjen e Mesme

Çdo konflikt i vazhdueshëm në kontinentin euroaziatik mund të kthehet në një luftë të madhe, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov për agjencinë bjelloruse të lajmeve “BelTA”. “Mendoj se konfliktet janë të gjitha të rrezikshme në mënyrën e tyre”, theksoi Lavrov. “Secili prej tyre mund të fillojë një luftë të madhe. I referohem në veçanti asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme”, tha kreu i diplomacisë ruse. Shkatërrimi i Rripit të Gazës ose dëbimi i dy milionë banorëve nga enklava palestineze rrezikon të provokojë një krizë që mund të zgjasë për dekada, nëse mos shekuj”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments