Sistemi satelitor “Starlink” i “SpaceX” do të sigurojë lidhje interneti për OJQ-të e njohura humanitare që operojnë në Gaza, njoftoi sot biznesmeni dhe investitori Elon Musk, njëkohësisht themeluesi dhe CEO i kompanisë së teknologjisë së eksplorimit të hapësirës “SpaceX”, CEO dhe ish-kreu i “Tesla”, sipas “The Nation View”. “Starlink” do të mbështesë lidhjen me organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht në Gaza”, shkroi miliarderi në X, rrjeti social që ai zotëron. Ky njoftim erdhi si përgjigje ndaj një postimi të politikanes dhe aktivistes amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez, ku theksohej ndërprerja e komunikimit në Rripin e Gazës. “Ndërprerja e të gjitha komunikimeve në një popullsi prej 2,2 milionë banorësh është e papranueshme. Gazetarët, profesionistët mjekësorë, përpjekjet humanitare dhe kalimtarët e pafajshëm janë të gjithë në rrezik. Nuk e di sesi mund të mbështetet një akt i tillë. Gjatë gjithë historisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar gjithmonë këtë praktikë”, tha më herët Ocasio-Cortez.