Territori Shqiptar do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu afat-shkurtër në pjesën më të madhe të tij KU më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qënder të territorit. Pas-mesditës dhe në vijim do të ketë largim gradulal të shirave si edhe përmirësim i dukshëm i kushteve meteorologjike në të gjithë territorin e vendit POR mbetet e lartë lagështira në ajër në shumë qytete të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR mesdita sjelle RENIE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.