Pastrimi i kolektorit në Lushnjë për 1500 ha toka bujqësore

0
3

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, pastrimi dhe sistemimi i kolektorëve dhe kanaleve të kullimit është prioritet i MBZHR. Denaj informoi se, një nga investimet e rëndësishme në mbështetje të bujqësisë është garantimi i ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore. Sipas saj, në këtë drejtim, po kryhen ndërhyrje rrënjësore në kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë në zona të ndryshme të vendit. Duke iu referuar ndërhyrjes në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe veçanërisht pastrimit të kolektorëve Denaj tha se, “ky është një proces shumë i domosdoshëm që merr çdo ditë vëmendjen tonë”. “Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier vijon çdo ditë punën për pastrimin e kolektorit të Sejmenzës, në Lushnje me gjatësi 12.1 km, i cili shërben për kullimin e 1500 hektarë toka bujqësore”, deklaroi ministrja Denaj.