Wednesday, October 23, 2024
HomeSOCIALEMerr formë sheshi i Çerçizit

Merr formë sheshi i Çerçizit

Projektet transformuese urbane po vijojnë edhe në Gjirokastër, qytetin e rilindur të UNESCO-s, ku kantiere të hapura në zona të ndryshme të qytetit, vijojnë të plotësojnë dita-ditës mozaikun e rilindjes urbane. Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Sheshit të Çerçizit, në Gjirokastër, ku po merr formën përfundimtare projekti transformues i kësaj hapësire qendrore të qytetit të rilindur të UNESCO-s. Ram theksoi se zona do të jetë e tëra këmbësore, ndërkohë që poshtë saj është ndërtuar e funksionon tanimë parkimi i madh nëntokësor, që ka zgjidhur njëherë e mirë gangrenën e krijuar në dekada prej uzurpimit të sheshit nga autobuzët e mikrobuzët. “Projekti çliron frymëmarrjen e këtij destinacioni turistik që këtë vit ka kaluar shifrën e 300 mijë vizitorëve nga e gjithë bota dhe së shpejti do të kapë numrin e paimagjinueshëm deri disa vite më parë të gjysmë milionë turistëve”, theksoi kryeministri. Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u shpreh se tashmë po punohet në fazën e dytë të parkimit. Sipas tij, për periudhën qershor-shtator të ardhurat nga ky parkim nëntokësor në buxhetin e bashkisë janë të konsiderueshme. “Faza e dytë e projektit që po bëhet në bashkëpunim me FSHZH përfshin punimet për arredimin e sheshit”, shtoi ai. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e zonës u shpreh se parkimi është me 3 kate dhe ka një kapacitet prej 300 makinash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments