Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria rritje rekord të trafikut ajror

Shqipëria rritje rekord të trafikut ajror

Shqipëria kryeson listën e rritjes rekord të trafikut ajror në periudhën 16 Tetor-22 Tetor të këtij viti në Europë. Kjo konfirmohet nga Instituti i Aviacionit “Eurocontrol” i cili në krahasimin e bërë për të njëjtën periudhë të 2019, fluturimet me avion rezultojnë të jenë rritur me 88% më shumë në datat e mësipërme.

Siç vihet re në publikimin e fundit Shqipëria lë pas shumë shtete si Greqia, Portugalia, Turqia, Spanja apo Italia.Referuar fluksit të fluturimeve ajrore, sipas shifrave zyrtare të Aeroportit të Rinasit nga 1 Janari deri me 4 Tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37% krahasuar me 2022.

Ky numër përbën peshën kryesore të 8.3 milionë turistëve që vizituan Shqipërinë deri në fund të Shtatorit të këtij viti.

Gjithashtu referuar INSTAT vetëm në muajin Shtator kanë hyrë mbi 1 milion e 651 mijë persona në territorin e Shqipërisë.

Tregues ky, i cili sipas raportit, rezulton me një rritje 36,6%, krahasuar me Shtatorin e vitit 2022.Shifrat e mësipërme dëshmojnë qartazi se turizmi në Shqipëri është në rritje konstante dhe duke kaluar çdo pritshmëri dhe duke e bërë vendin tonë ndër të parat në botë për rimëkëmbjen e sektorit turistik pas pandemisë së vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments