Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIGarancitë dhe të drejtat e konsumatorëve: Rastet kur mbulohen defektet për produktet...

Garancitë dhe të drejtat e konsumatorëve: Rastet kur mbulohen defektet për produktet e blera

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit të bashkisë Tiranë monitoron garancitë e subjekteve të ndryshëm tregtare për të ndihmuar qytetarët të njihen me detyrimet dhe të drejtat tyre. Kjo agjenci ka përgatitur edhe një udhëzues për të orientuar qytetarët se si duhet të veprojnë kur blejnë një produkt. Secila prej markave prodhuese të produkteve, ofron edhe shërbimin e riparimit të produktit brenda një afati të përcaktuar. Në një njoftim për shtyp të kësaj agjencie theksohet se “ky shërbim shoqërohet me fletën e garancisë. Aty specifikohen qartë edhe rastet e veçanta ku defekti është si pasojë e një shkaku të jashtëm ose për arsye keq fabrikimi. Jo të gjitha garancitë janë krijuar të barabarta. Ato mund të ndryshojnë në gjatësi kohore, mbulim dhe kushte”. Sipas agjencisë, është jetike për konsumatorët që të lexojnë të gjitha termat dhe kushtet, duke kuptuar se çfarë mbulohet dhe çfarë jo. “Në mënyrë tipike, garancitë mbulojnë defektet që lindin nga përdorimi normal, por nuk shtrihen në dëmet e shkaktuara nga aksidente, keqpërdorime ose neglizhencë. Për më tepër, ato zakonisht nuk mbulojnë konsumimin e përgjithshëm ose mirëmbajtjen rutinë”, thuhet në njoftim. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit të bashkisë Tiranë thekson se tregtari është i detyruar të plotësojë deklaratën e garancisë dhe t’ia dorëzojë atë konsumatorit. “Deklarata e garancisë i jepet konsumatorit në gjuhën shqipe. Ajo duhet të jetë e shkruar në një gjuhë të qartë e të kuptueshme dhe të përmbajë të dhënat e nevojshme, si emërtimin e mallit ose të shërbimit, emrin dhe adresën e garantuesit, afatin dhe zonën e veprimit të garancisë. Fleta e Garancisë përshkruan qartësisht edhe pikat kryesore në të cilat produkti del jashtë regjimit të garancisë sipas kontratës. Fleta e Garancisë duhet të jetë pa korrigjime dhe pa modifikime. Në rast se identifikohet si e tillë do të konsiderohet e pavlefshme”, nënvizohet në njoftimin e agjencisë. Sipas agjencisë, rastet që nuk përfshihen nga garancitë janë; dëmtime fizike që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë ose transportimit të papërshtatshëm; mosrespektimi i udhëzimeve për instalimin/përdorimin e produktit; përdorimi i produktit në ambiente të papërshtatshme si pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, fusha magnetike, etj; materiale të lëngshme (ujë, etj.), zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje dhe mbitensioni elektrik ose puna në tension jashtë kufijve ( 230 ± 15%) të përcaktuara në manualin e produktit. Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit bën të ditur se rastet që nuk përfshihen nga garancitë janë edhe dëmet që mund t’i shkaktohen klientit apo palëve te treta në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i produktit.(Kjo vlen edhe kur mosfunksionimi vjen për shkak të defekteve që mbulohen nga garancia); nëse produktit i janë kryer shërbime apo instalime nga persona të paautorizuar me shkrim nga serviset zyrtare të subjektit përkatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments