Efektivët e reparteve të Forcës Tokësore zhvilluan qitje me mortaja dhe granatëhedhës antitank në poligonin kombëtar të Bizës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se këto forca treguan nivel të lartë përgatitjeje gjatë këtyre qitjeve, teksa ndau edhe disa foto. Peleshi theksoi se, qitjet periodike me armët kolektive të këmbësorisë kanë për qëllim rritjen e kualifikimit të personelit, kompaktësimin e veprimeve në fushën e luftimit dhe kolaudimin e armëve të zjarrit.
Efektivët e reparteve të Forcës Tokësore, në poligonin kombëtar të Bizës
RELATED ARTICLES