Kryeministri armen, Nikol Pashinyan njoftoi sot se vendi i tij do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin muajin e ardhshëm. Vendimi vjen disa javë pasi Baku rimori rajonin e diskutuar prej kohësh të Nagorni-Karabahut nga separatistët pro armenë. “Jerevani dhe Baku do të nënshkruajnë një marrëveshje për paqen dhe vendosjen e marrëdhënieve muajin e ardhshëm”, tha Nikol Pashinyan. Deklarata e Pashinyan erdhi gjatë një fjalimi sot në forumin ekonomik ndërkombëtar në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Marrëveshje paqeje Armeni-Azerbajxhan
RELATED ARTICLES