Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Enjte,26 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Enjte,26 Tetor 2023

Republika e Kosovës; do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjenruar rrbeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës KU më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket, Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Territori i MV, MBETET nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëvë të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Po ashtu; orët e pasdites dhe mbrëmjes do të m,beten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të përkohëshëm. Temperaturat e ajrit do të pesojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

MBETET me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë. PO ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë pjesërisht Ballknain si edhe brigjet e Egjeut NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike PARAQITEN Europa Juglindore, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24-orëshit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments