Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktores Roza Anagnosti, Nderi i Kombit, Ministria e Kulturës dhe Arkivi Qendror Shteteror i Filmit organizojnë një event për të festuar dhe nderuar aktoren e madhe. Kjo ditëlindje përkon me Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizive që festohet çdo vit më 27 tetor, një datë që ka shumë arsye për të festuar dhe që do të kurorëzohet me premierën e filmit të restauruar, “Mësonjëtorja” (Muharrem Fejzo, 1979). Aktiviteti do të organizohet në Kinema Millennium, fillimisht me një pritje dhe nderim për Roza Anagnostin dhe më pas rreth orës 17:00 do të shfaqet filmi i retauruar “Mësonjëtorja”. Filmi “Mësonjëtorja” u restaurua falë punës së përbashkët mes Harabel Contemporary Art Platform, Abi Bank dhe Arkivi Qendror Shteteror i Filmit, një partneritet që do të vazhdojë të punojë së bashku për restaurimin e trashëgimisë kombëtare filmike.