Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREXi: Të gatshëm të bashkëpunojmë me SHBA për të menaxhuar mosmarrëveshjet

Xi: Të gatshëm të bashkëpunojmë me SHBA për të menaxhuar mosmarrëveshjet

Kina është e gatshme të promovojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse të dyja palët menaxhojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe punojnë së bashku për t’iu përgjigjur sfidave globale, tha presidenti kinez, Xi Jinping në prag të misionit të ministrit të Jashtëm, Wang Yi në Uashington. “E gjejnë apo jo mënyrën e duhur për t’u marrë vesh SHBA-ja dhe Kina, mbetet vendimtare për botën”, tha Xi në mesazhin dërguar të pranishmëve në darkën vjetore të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë në Nju Jork. Xi rikonfirmoi se Kina është e gatshme të punojë së bashku me SHBA-në për të kontribuar në përparimin e ndërsjellë dhe përmirësimin e marrëdhënieve drejt prosperitetit të përbashkët, duke përdorur tre parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm. “Kjo do të ishte një zgjidhje e dobishme për gjenerimin e prosperitetit të përbashkët për përfitime nga të dy vendet dhe për të gjithë botën”, tha Xi. Lideri kinez shprehu besimin se Komiteti dhe miqtë nga të gjitha sferat e jetës do të vazhdojnë të kujdesen dhe mbështesin marrëdhëniet Kinë-SHBA, duke luajtur një rol konstruktiv në promovimin e rritjes së shëndetshme dhe të qëndrueshme të lidhjeve dypalëshe. Misioni i Wang, në Uashington më 26-28 tetor, me ftesë të homologut të tij Antony Blinken, synon, përveç lehtësimit të tensioneve të shumta të akumuluara, të vendosë themelet për një takim të mundshëm midis Xi dhe Biden në samitin e APEC-ut, i cili do të zhvillohet në San Francisko, muajin e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments