Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMirëmbajtje infrastrukturës së digave në qarkun e Korçës

Mirëmbajtje infrastrukturës së digave në qarkun e Korçës

Projektet në funksion të rehabilitimit e mirëmbajtjes teknike të digave, si dhe domosdoshmëria për të hartuar planet e gatishmërisë në rast emergjencash civile, ishin në qendër të takimit të zhvilluar nga prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Komitetit të Digave të Mëdha, Arjan Jovani, stafet drejtuese dhe teknike nga 6 bashkitë e qarkut, si dhe të Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit. Jole bëri të ditur se “në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Fondacionit “H2H” (“hand to hand”), në kuadër të zbatimit të projektit për “Programin e Lumenjve të Hapur”, i cili ka për qëllim evidentimin e digave që kanë humbur funksionin e tyre primar ose janë shumë të kushtueshme për t’u mirëmbajtur, duke rivendosur rrjedhjen e lirë të lumenjve të Europës të fragmentuar për shkak të ndërtimit të shumë digave, ku ndër to është e përfshirë edhe Shqipëria”. “Infrastruktura e Digave është një nga pasuritë më të mëdha të shtetit shqiptar. Shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe siguria e tyre është jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe domosdoshmëri jetike”, theksoi Jole. Prefekti Jole vuri në dukje se strukturat e pushtetit qendror dhe vendor, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha (KKMD), duhet të zbatojnë me seriozitet angazhimet që rrjedhin sipas Direktivës Kuadër të Ujit (DKU) dhe detyrimeve ligjore të fushës përkatëse. Në qarkun e Korçës janë nën administrim rreth 122 rezervuarë ujëmbledhës, prej të cilëve 44 të digave të mëdha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments