Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEFondi i komunitetit, 43 projekte për termoizolim fasade dhe ashensorë vetëm këtë...

Fondi i komunitetit, 43 projekte për termoizolim fasade dhe ashensorë vetëm këtë vit

Në kryeqytet 43 projekte për veshje me kapote të fasadës dhe vendosje ashensori po mbështeten këtë vit nga fondi i komunitetit. Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve. Vitin e kaluar, bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori. “Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 përqind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve për sivjet. Vetëm për sivjet ne kemi 84 aplikime, ndër to 43 janë fitues”, thotë Aurel Çuko. Sipas drejtorit të bashkëpronësisë në bashkinë e Tiranës, këto ndërhyrje shtojnë vlerën e pronës. “Ka bërë që nga një punim i tillë prona të rritet 20-30 përqind. Me sistemin kapot është vënë re sipas një studimi që brenda 2-3 viteve, falë reduktimit të faturës së energjisë elektrike, kjo kthen investimin mbrapsht”, deklaron Çuko. Në 7 vite, fondi i komunitetit, me vlerë 100 milion lekë të reja në vit, ka mbështetur 174 projekte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments