Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALECensi i popullsisë dhe banesave do të shtyhet deri më 15 nëntor

Censi i popullsisë dhe banesave do të shtyhet deri më 15 nëntor

Drejtoresha e Përgjithme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjasë deri më 15 nëntor. Në një deklaratë për mediet, Dhuli ftoi të gjithë qytetarët që nuk e kanë kryer censin që të bëhen pjesë e procesit. “Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të censit. Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 përqind e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar, për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të censit do të vazhdojë deri në datën 15 nëntor”, u shpreh Dhuli. Shkaqet e këtij vendimi, sipas Dhulit, janë rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta; ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT. “Ky proces vazhdimësie nënkupton mbulim të plotë të territorit nga ky aktivitet”, u shpreh ajo. Censi i Popullsisë dhe Banesave nisi më 18 shtator të këtij viti dhe parashikohej të vazhdonte për një periudhë gjashtëjavore, deri më 28 tetor 2023. Por tashmë ky proces do të shtyhet deri në 15 nëntor 2023. Rezultatet e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave do të dalin në qershor të vitit 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ