Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPresidenti kthen në Kuvend ligjin “Për shtetësinë”

Presidenti kthen në Kuvend ligjin “Për shtetësinë”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend shtesat dhe ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”. Në argumentimin e tij, Kreu i Shtetit konstaton se amendamentet nuk morën 84 votat siç parashikon Kushtetuta. “Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara”, thuhet në arsyet që shoqërojnë dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për rishqyrtim. Sipas tij, në procesin e kontrollit kushtetues, konstatimi i shkeljeve procedurale, të cilat bien ndesh me një dispozitë kushtetuese janë shkak i vetëmjaftueshëm për kthimin për shqyrtim të ligjit. Presidenti vlerëso po ashtu se për nga përmbajtja, dispozitat e reja nuk bien në kundërshtim me dispozita substanciale të Kushtetutës. “Dispozitat e ligjit kryesisht krijojnë lehtësira për marrjen e shtetësisë shqiptare, masa dhe lloji i të cilave është në gjykimin sovran të Kuvendit”, thekson ai. Kujtojmë se katër amendamente të këtij ligji u miratuan në Kuvend respektivisht me 77, 78 dhe 79 vota duke mos marrë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments