Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Rehabilitohen argjinaturat në rrugën Dedaj-Bogë

ARRSH: Rehabilitohen argjinaturat në rrugën Dedaj-Bogë

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon ndërhyrjet për rehabilitimin e argjinaturave në rrugën Dedaj-Bogë. Sipas ARRSH-së në segmentin Dedaj-Bogë po punohet me ritëm për ndërhyrjen emergjente dhe rehabilitimin e argjinaturave të përroit të thatë në km 5+500 dhe në km 13. Paralelisht po punohet edhe me mbushjen me material dhe inert për mbingritjen e trupit të rrugës në zonën e përroit të thatë. Po ashtu, ARRSH informon se janë përgatitur themelet dhe armaturat e hekurit për betonimin e boxit. “Kjo ndërhyrje do të zgjidhë përgjithmonë problematikat e krijuara nga prurjet e përroit të thatë si pasojë e reshjeve”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. Punimet e mirëmbajtjes në këtë aks do të kenë ndikim në sigurinë rrugore. Po ashtu do të rrisin shpejtësinë e lëvizjes duke sjellë zonat turistike shumë herë më afër me kryeqytetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments