Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPraktika gjermane e marrjes së lejedrejtimit në moshën 17 vjeç

Praktika gjermane e marrjes së lejedrejtimit në moshën 17 vjeç

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se priti në mjediset e veta një delegacion gjerman, ku pas njohjes së konvertimit, shkëmbyen eksperienca mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respective.

Sekretari Parlamentar i Shtetit dhe Koordinatori Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Oliver Luksic,  Guido Zielke, drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Sebastian Peter këshilltar i Oliver Luksic u pritën në mjediset e DPSHTRR.

“Pas njohjes së konvertimit të patentave me shtetin gjerman, takohemi sërish me kolegët tanë, për shkëmbimin e eksperiencave mbi përfitimin e lejeve të drejtimit në shtetet respektive, e ku ndër të tjera pala gjermane vlerësoi punën e DPSHTRR për praktikat e ndjekura dhe për risitë e masave për drejtuesit e rinj, në aspektin e rritjes së sigurisë në rrugë dhe impaktit në uljen e aksidenteve”, u shpreh DPSHTRR në rrjetet sociale.

“Me interes të veçantë u ndalëm në temën e praktikës pozitive gjermane për ta ulur moshën e marrjes së lejedrejtimit në 17 vjeç, me kusht shoqërimin gjatë ngarjes së mjetit nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti, duke rritur orët në timon në kushte sigurie për shoferët e rinj, si edhe mbi temën e tarifave të Autoshkollave, ku ishim në një mendje se rregullimi nis nga garantimi i kostove dysheme dhe mbrojtja e tregut nga spekulimi e evazioni fiskal! Ramë dakort që të bashkëpunojmë për këto dy aspekte veçanërisht”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, palët diskutuan edhe mbi Programet e Sigurisë Rrugore, eksperiencën mbi projekte të normave të sjelljes në qarkullim, ndihmë në ngritjen e sektorit shqiptar të Homologimit të mjeteve rrugore dhe për shkëmbimin e të dhënave mjete-drejtues mjetesh mes dy vendeve, trajnime e specializime specifike për përmirësime në praktika e shërbime, digjitalizim e harmonizim.

Sipas DPSHTRR ky takim do të finalizohet me firmosjen e marrëveshjes mes dy shteteve për bashkëpunimin në aktivitete të forcimit të sigurisë rrugore dhe edukatës mbi trafikun dhe shfrytëzimit të rrugës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments