Ushtria izraelite (IDF) tha sot në mëngjes se kishte bombarduar sërish qindra objektiva në Rripin e Gazës, duke vrarë disa komandantë të Hamasit islamik. “Gjatë ditës së fundit, IDF goditi mbi 400 objektiva terroriste dhe vrau disa komandantë të Hamasit dhe operativë të shumtë që përgatitnin sulme”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Telegram. “Në një operacion në shkallë të gjerë për të shkatërruar aftësitë terroriste të Hamasit, IDF goditi dhjetëra persona të armatosur të Hamasit të vendosur për të gjuajtur raketa dhe për të kryer sulme terroriste kundër frontit të brendshëm izraelit”, tha ushtria, duke shtuar se avionët luftarakë të IDF goditën dhjetra infrastruktura terroriste dhe terrene të Hamasit në pesë lagje. Avionët e IDF-së gjithashtu goditën një bosht tuneli operacional të Hamasit dhe qendrat e komandës të përdorura nga operativët e Hamasit dhe terrenet e vendosura në xhamitë e përdorura nga Hamasi. Ushtria tha se vrau gjithashtu zëvendëskomandantët e tre batalioneve në sulme. “Militantët e armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1 400 njerëz, kryesisht civilë në zonën kufitare dhe duke rrëmbyer më shumë se 200 të tjerë”, sipas ushtrisë izraelite.
Izraeli bombardon qindra objektiva në Rripin e Gazës
RELATED ARTICLES