Bobi, qeni më i moshuar në botë, ngordhi në moshën 31-vjeçare. I lindur dhe i rritur në Portugali, në provincën e Leirias, Bobi arriti t’i mbijetonte masakrës kundër vëllezërve të tij falë ngjyrës kafe të qimeve, që e ndihmoi atë të kamuflohej mes drurëve, ndërsa këlyshët e tjerë u dhuruan nga familja e Leonel Costa, të cilët nuk i mbanin dot dhe që më pas u vranë. Leonel ishte 8 vjeç kur e zbuloi Bobin mes drurëve të shtëpisë së tij në fshat. Në atë moment prindërit e tij nuk mund të mos e mbanin qenushin. Ka qenë vetë Leonel Costa që ka njoftuar për median portugeze vdekjen e qenit të tij, të racës “Rafeiro”, i cili festoi ditëlindjen e tij të 31-të më 11 majin e kaluar i rrethuar nga 100 të ftuar nga e gjithë bota.