Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se të ardhurat nga ky zë rezultuan 11 miliardë lekë, ose 32.4 % më shumë se 9-mujori 2022. Sipas raportit të publikuar së fundmi mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga tatimi mbi fitimi rezultuan edhe 6.6 miliardë lekë ose 17.7 % më shumë se plani i 9-mujorit të vitit 2023 për tatimin mbi fitimin. Rritja e nivelit të të ardhurave të mbledhura nga ky zë, lidhet me një fitim më të lartë të bizneseve për shkak të rritjes së çmimeve, i diktuar nga kriza, por dhe me miradministrimin tatimor. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritjen më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen personat juridikë dhe ortakëritë që janë regjistruar për TVSH-në, personat juridikë, si dhe ortakëritë e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë, çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, me përjashtim të rastit kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
MFE: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 11 miliardë lekë më të larta se në 2022-shin
RELATED ARTICLES