Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREZbulohet një furrë qeramike në Amiteatrin e Durrësit

Zbulohet një furrë qeramike në Amiteatrin e Durrësit

Një furrë qeramike që besohet se i përket Antikitetit të vonë është zbuluar në territorin e Amfiteatrit Antik të Durrësit, këto ditë tetori. Zbulimi është bërë nga ekspedita italo-shqiptare. Zbulimi është bërë në pjesën perëndimore të amfiteatrit, ndërsa gërmimet po thellohen më tej me qëllim zbulimin e plotë të asaj që përmban nëntoka.

Ky zbulim vjen pak ditë pas zbulimit të një mozaiku të rrallë, duke hapur themelet për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, në kuadër të programit EU4Schools finacuar nga BE.

Grupi i ekspeditës, i cili që prej 2004 ka pjesë të punës së tyre zbulimin e amfiteatrit po punon për pastrimin dhe thellimin e pjesës perëndimore, ndërkohë që do të vazhdojë puna më tej edhe në të tjera galeri të sitit më të rëndësishëm arkeologjik në Durrës.

Ekspedita arkeologjike ka për qëllim të nxjerrë në dritë nga nënshtresat e Amfiteatrit të ndërtuar në shekullin II të Erës Sonë të tjera dëshmi të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit.

Ndër vite ekspeditat arkeologjike kanë zbuluar faza të rëndësishme post-antike dhe struktura të sitit të rëndësishëm arkeologjik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments