Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFutsall/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore me Malin e...

Futsall/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi në muajin nëntor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur një marrëveshje me Federatën Malazeze të Futbollit që këto ndeshje të zhvillohen në datat 8 (ora 19:00) dhe 9 (ora 17:00) nëntor në Tiranë, me të dyja sfidat që do të luhen në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet. Kjo nuk është hera e parë që këto dy Kombëtare do të përballen në ndeshje miqësore, pasi në muajin qershor të këtij viti, kuqezinjtë e Erind Resulit zhvilluan dy takime ndaj Malit të Zi në transfertë. Të dyja sfidat përfunduan në barazim, e para nuk prodhoi asnjë gol 0-0, ndërsa takimi i dytë 2-2. Më pas në muajin shtator Kombëtarja shqiptare e futsallit zhvilloi dy miqësore ndaj Zvicrës, me të dyja sfidat që u luajtën në sallën “Feti Borova”. Kuqezinjtë regjistruan dy fitore, e para me përmbysje 3-2, ndërsa e dyta me rezultatin e thellë 7-1. Pas sfidave miqësore, stafi teknik është shfaqur shumë i kënaqur, jo vetëm me rezultatet pozitive, por edhe me paraqitjen e lojtarëve të rinj të grumbulluar në këto sfida. Ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme pasi i japin mundësi trajnerit të Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli dhe stafit teknik, që të provojnë lojtarët e rinj, që mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren në kompeticionet e ardhshme zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ