Legjenda e ”Manchester United”, sër Bobby Charlton, një figurë kyçe në fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, sipas BBC. Bobby fitoi 106 ndeshje me Anglinë dhe shënoi 49 gola. Me gjuajtjen e tij mahnitëse, Charlton u bë një nga futbollistët më të mirë anglezë të gjeneratës së tij. Gjatë një karriere 17-vjeçare në ekipin e parë me ”Manchester United”, ai fitoi tre tituj të Premier Ligës, një Kupë Evropiane dhe një Kupë FA.