Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMeloni: Mbrojmë të drejtën e Izraelit për ekzistencë

Meloni: Mbrojmë të drejtën e Izraelit për ekzistencë

 Kuptova se ishte shumë e rëndësishme të vija personalisht për të sjellë solidaritetin e qeverisë italiane dhe popullit italian dhe t’ju them se ne pamë imazhe që ishin të pabesueshme për atë që ndodhi dy javë më parë, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në takimin me homologun e saj izraelit, Benyamin Netanyahu.

”Kjo tregon diçka më shumë se thjesht një luftë. Ata treguan dikë që dëshiron të largojë popullin hebre nga ky rajon. Dhe bëhet fjalë për antisemitizmin. Kjo është diçka që duhet ta luftojmë”, theksoi ajo.

”Ne mbrojmë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, për të mbrojtur veten dhe sigurinë për popullin e tij. Dhe ne e kuptojmë absolutisht se terrorizmi duhet luftuar. Ne besojmë dhe mendojmë se ju jeni në gjendje ta bëni këtë në mënyrën më të mirë, sepse ne jemi të ndryshëm nga ata terroristë”, theksoi ajo.

”Ne duhet ta mposhtim këtë barbarizëm”, i tha asaj kryeministri Netanyahu.

”Kjo është një betejë mes forcave të qytetërimit dhe barbarëve të vërtetë monstruozë që vranë, gjymtuan, përdhunuan, prenë koka, dogjën njerëz të pafajshëm, foshnja dhe gjyshe”, shtoi ai.

”Kjo është një provë, një provë e qytetërimit dhe ne do të fitojmë.., tha Netanyahu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments