“Nuk duhet ta thoshe”

0
9

Vepra është vënë në skenë nga Artan Imami i cili kësaj here flet edhe nga pozicioni i regjisorit, edhe nga ai i aktorit protagonist.

Vepra, një komedi kontemporane, sjell një dialog therës, akuza dhe autoironi, në një konflikt permanent të një çifti në jetën e zakonshme. Temat për të cilat diskutojnë, nisin që nga talenti i munguar i vjehrrës në gatim, te seksi dhe porno, që nga lëvizja “Me too” te aborti apo ferexheja, nga ndryshimet klimatike te pedofilia.

Në krah të Artan Imamit do të interpretojë Luli Bitri dhe Enerest Dalipaj.

Komedia do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar tek “ArTurbina” 4 mbrëmje me radhë për publikun. “Nuk duhet ta thoshe” do të jetë në skenën teatrore në mbrëmjet e datave 19, 20, 21 dhe 22 tetor.

Kjo vepër e autores Salomè Lelouch është e përkthyer nga Genci Çobani, as.regjisore Florenca Bellova, skenografia dhe kostumet janë nga Aldi Rusi. Salomé Lelouch ka lindur më 25 qershor të vitit 1983 në Paris, Francë. Ajo është një dramaturge, aktore, regjisore dhe producente teatri francez.