Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) njoftoi se në aksin rrugor Qafë Dushk – Sevaster km 8.5 kanë përfunduar punimet për shkarjen e rrugës.
Sipas ARRSH-së, punimet për riparimin dhe rehabilitimin e shkarjes rrugore në këtë aks, janë plotësuar me punime të shtresave asfaltike.
Gjithashtu është vendosur edhe sinjalistika me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa është ndërtuar muri gabion për eleminimin e shembjes si dhe punimet e sistemimit të ujrave me ndërtimin e kanaleve të betonit.