Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGuterres: Situata në Gaza e papranueshme

Guterres: Situata në Gaza e papranueshme

 Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” midis Izraelit dhe grupit militant islamik Hamas.

Guterres bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve” të mbajtura nga Hamasi. Të paktën 199 persona, përfshirë disa shtetas të huaj, janë rrëmbyer nga Hamasi.

”Izraeli duhet të lejojë menjëherë akses të pakufizuar në ndihma humanitare për të përmbushur nevojat më themelore të popullit të Gazës, shumica dërrmuese e të cilëve janë gra dhe fëmijë”, shtoi Guterres.

“Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të siguruar kohë dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të ndihmuar në realizimin e dy thirrjeve të mia dhe për të lehtësuar vuajtjet epike njerëzore që po shohim”, theksoi ai.

Më 7 tetor, luftëtarët e Hamasit kryen sulme të papritura të paprecedentë ndaj komuniteteve kufitare në jug të Izraelit.

Më shumë se 1 400 persona u vranë në masakrën dhe ditët që pasuan dhe rreth 4 000 të tjerë u plagosën.

Sipas informacioneve nga Rripi i Gazës, rreth 3 200 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 11 000 janë plagosur në sulmet hakmarrëse ajrore izraelite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments