Norma e interesit e bonove 12-mujore pësoi rënie në ankandin e kësaj jave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.11 %, nga 3.15 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në javën e fundit të muajit shtator.
Nga 10 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kërkesat totale në ankand arritën vlerën e 13.4 miliardë lekëve.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kjo rënie e normës së interesit shpjegohet me likuiditetin e bollshëm në treg dhe me interesin e lartë të investitorëve për të investuar në këto instrumente.
Yield-et e ulëta i detyrohen edhe politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë këtë vit. Norma bazë e interesit ndodhet në nivelin 3 %, ndër më të ulëtit në Europë dhe këtë vit është rritur vetëm një herë, në muajin mars.